• Rreth Nesh
  • PËR QYTETARËT
    # Ditët e Hapura
    # Kuvendi Vjen Tek Ju
    # Turi Parlamentar
    # Turi Virtual
    # Turi Legjislativ
    # Qendra Vizitorëve
  • PROGRAME EDUKUESE
    # Punishtja Demokracisë
    # Këndveshtrimi Im
    # Kuvend-ON
    # Fjala Ime
    # Modeli i Parlamentit Shqiptar
  • EDUKIM DHE INFORMIM
    # Luaj
    # Mëso
  • Galeria
  • Rrjeti i Mësuesve
  • APLIKO
Rrjeti i mësuesve
Rrjeti i Mësuesve është një nismë e Kuvendit që i ofron mundësinë mësuesve të njihen nga afër me punën dhe funksionet e tij. Rrjeti shërben si një platformë komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm mes mësuesve dhe Kuvendit.

Kjo platformë ka për qëllim të krijojë një qendër burimore dhe një hapësirë për diskutim dhe shkëmbim, dedikuar edukimit të fëmijëve dhe të rinjve mbi proceset demokratike dhe vendimmarrëse të vendit.

Nëpërmjet Rrjetit, mësuesit do të:

  • Vizitojnë Kuvendin dhe do të marrin pjesë në sesione pune me stafin e Kuvendit duke u siguruar një përvojë praktike të zbatimit të demokracisë parlamentare;
  • Njihen me metoda bashkëkohore të mësimdhënies për temat si demokracia, qytetaria aktive, roli dhe funksionet e Kuvendit dhe t`i aplikojnë ato në klasat e tyre;
  • Pajisen me informacione dhe programe ndërvepruese për t`u përdorur gjatë mësimdhënies në klasa;
  • Kenë mundësi bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga Kuvendi nëpërmjet realizimit të programeve të ndryshme të edukimit qytetar;
  • Hartojnë dhe shpërndajnë materiale edukative dhe informative mbi demokracinë, parlamentin dhe mirëqeverisjen.


Ky është një program për të gjithë mësuesit e arsimit bazë dhe të mesëm me fokus lëndët e shkencave shoqërore.

Nëse ke dëshirë të bëhesh pjesë e Rrjetit, na kontakto!

Keni një pyetje tjetër?

Na kontaktoni

Regjistrohuni për newsletter