• Rreth Nesh
  • PËR QYTETARËT
    # Ditët e Hapura
    # Kuvendi Vjen Tek Ju
    # Turi Parlamentar
    # Turi Virtual
    # Turi Legjislativ
    # Qendra Vizitorëve
  • PROGRAME EDUKUESE
    # Punishtja Demokracisë
    # Këndveshtrimi Im
    # Kuvend-ON
    # Fjala Ime
    # Modeli i Parlamentit Shqiptar
  • EDUKIM DHE INFORMIM
    # Luaj
    # Mëso
  • Galeria
  • Rrjeti i Mësuesve
  • APLIKO
Kuvend-ON
Kuvend-ON është një platformë “llogaridhënieje” gjithëpërfshirëse, ku fëmijët dhe të rinjtë nxiten të shprehin pikëpamjet e tyre, të ndajnë përvojat dhe t'u shprehin shqetësimet drejtpërdrejt deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Nëpërmjet këtij shkëmbimi, ne synojmë:

- Promovimi i dialogut midis të rinjve dhe vendimmarrësve.
- Nxitja e angazhimit konstruktiv.
- Kontributi në avancimin e demokracisë pjesëmarrëse.

Kuvend-On zhvillohet në oborrin e seancës Plenare, në grupe të vogla dhe përfshin sesione pyetje-përgjigje me deputetët. Kjo strukturë lejon një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndërmjet të rinjve dhe përfaqësuesve të tyre.
Programi është i hapur për grupmosha të ndryshme, duke përfshirë studentë dhe nxënës. Nuk ka kritere specifike për pjesëmarrje, përveç dëshirës për të marrë pjesë aktivisht në diskutime.

Kuvend-On trajton një gamë të gjerë tematikash që përfshijnë:

- Arsimin
- Mjedisin
- Shëndetësinë
- Të drejtat e njeriut etj.

Takimet e Kuvend-On organizohen bazuar në kërkesat e shkollave ose nga Shërbimi i Edukimit Qytetar. Ky fleksibilitet lejon që programi të përshtatet me nevojat dhe interesat e pjesëmarrësve. Të rinjtë mund të regjistrohen për të marrë pjesë në Kuvend-On përmes kërkesave të shkollave të tyre ose duke kontaktuar Shërbimin e Edukimit Qytetar.

Keni një pyetje tjetër?

Na kontaktoni

Regjistrohuni për newsletter