• Rreth Nesh
  • PËR QYTETARËT
    # Ditët e Hapura
    # Kuvendi Vjen Tek Ju
    # Turi Parlamentar
    # Turi Virtual
    # Turi Legjislativ
    # Qendra Vizitorëve
  • PROGRAME EDUKUESE
    # Punishtja Demokracisë
    # Këndveshtrimi Im
    # Kuvend-ON
    # Fjala Ime
    # Modeli i Parlamentit Shqiptar
  • EDUKIM DHE INFORMIM
    # Luaj
    # Mëso
  • Galeria
  • Rrjeti i Mësuesve
  • APLIKO
Këndvështrimi im
Programi “Këndvështrimi im” është një simulim i debatit parlamentar që fton të rinjtë nga 14 deri në 18 vjeç të marrin pjesë duke u bërë deputetë për një ditë.

Gjatë këtij simulimi të rinjtë vijnë në Kuvend dhe propozojnë e debatojnë projektligje që synojnë të zgjidhin prolematika të shoqërisë tonë.

Qëllimi i këtij programi është:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështjet politike,
  • Edukimi i tyre mbi mekanizmat parlamentarë,
  • Zhvillimi i mendimit analitik, nxitja e gjykimit kritik dhe aftësimi në të folurën publike.

Për të gjithë të interesuarit, udhëzimet më të detajuara për realizimin e lojës i gjeni në dokumentin Këndvështrimi im.

Aplikimi për të qenë pjesë e këtij programi kryhet të paktën **1 muaj përpara** datës së planifikuar për realizimin e simulimit. Grupet për pjesëmarrjen në këtë lojë duhet të kenë minimalisht 50 deri në maksimalisht 140 të rinj, të shoqëruar nga mësues.

Kalendari i lojërave të programit “Këndvështrimi im” përcaktohet dhe komunikohet nga stafi i Shërbimit të Edukimit Qytetar.

Për të njohur më mirë funksionimin e lojës ndiqni videon më poshtë: