• Rreth Nesh
  • PËR QYTETARËT
    # Ditët e Hapura
    # Kuvendi Vjen Tek Ju
    # Turi Parlamentar
    # Turi Virtual
    # Turi Legjislativ
    # Qendra Vizitorëve
  • PROGRAME EDUKUESE
    # Punishtja Demokracisë
    # Këndveshtrimi Im
    # Kuvend-ON
    # Fjala Ime
    # Modeli i Parlamentit Shqiptar
  • EDUKIM DHE INFORMIM
    # Luaj
    # Mëso
  • Galeria
  • Rrjeti i Mësuesve
  • APLIKO
Turi Parlamentar
Veprimtaria parlamentare zhvillohet në dy ndërtesa: në Kryesinë e Kuvendit dhe në Sallën e Seancave Plenare.

Në Kryesinë e Kuvendit do të mund të vizitoni:

  • Sallat e Mbledhjeve të Komisioneve të Përhershme Parlamentare, ku shqyrtohen çështjet parlamentare përpara se të paraqiten në seancën plenare
  • Sallën Pjetër Arbnori, ku zhvillohen mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve dhe të Byrosë së Kuvendit
  • Sallën e Konferencave të Kuvendit, një hapësirë e dedikuar për mbledhje dhe konferenca të ndryshme, ku diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe sociale
  • Bibliotekën e Kuvendit, që përmban burim të pasur informacioni me materiale mbi legjislacionin dhe historinë parlamentare
  • Arkivën Parlamentare, si dhe ambiente të tjera të lidhura me proceset parlamentare

Në këtë pjesë të turit do të mësoni mbi funksionet parlamentare, arkitekturën e ndërtesës dhe rolin e administratës së Kuvendit.

Në vijim, vizitojmë Godinën e Sallës së Seancës Plenare dhe Qendrën e Vizitorëve, ku do të mësoni mbi:

- organizimin e seancës plenare
- rolin e Kryetarit të Kuvendit
- protokollin e vendosjes së pjesëmarrësve në sallë procedurat e diskutimeve dhe votimeve