• Rreth Nesh
  • PËR QYTETARËT
    # Ditët e Hapura
    # Kuvendi Vjen Tek Ju
    # Turi Parlamentar
    # Turi Virtual
    # Turi Legjislativ
    # Qendra Vizitorëve
  • PROGRAME EDUKUESE
    # Punishtja Demokracisë
    # Këndveshtrimi Im
    # Kuvend-ON
    # Fjala Ime
    # Modeli i Parlamentit Shqiptar
  • EDUKIM DHE INFORMIM
    # Luaj
    # Mëso
  • Galeria
  • Rrjeti i Mësuesve
  • APLIKO
Kuvendi Vjen Tek Ju
"Kuvendi Vjen Tek Ju" ka për qëllim të edukojë të rinjtë për punën e Kuvendit dhe rolin përfaqësues të deputetëve. Nëpërmjet edukimit, sesionet nxisin qytetarinë aktive me fokus angazhimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, në veçanti me Kuvendin. Përveç nxitjes së një kulture të përgjegjësisë qytetare, ku të rinjtë ndjejnë se zëri i tyre dëgjohet dhe janë pjesë e proceseve, kjo nismë synon të ndihmojë në rritjen e besimit ndaj institucionevΩe publike dhe demokracisë.

Përmes sesioneve informuese, Edukimi Qytetar organizon takime në të gjitha qytetet e Shqipërisë me grupmosha të ndryshme, në bashkëpunim me institucione arsimore dhe organizata lokale të shoqërisë civile. Kohëzgjatja e takimit është 2 orë.

Përgjatë takimeve, pjesëmarrësit njihen me tematikat e mëposhtme:
  • Roli i transparencës parlamentare dhe mekanizmat e Kuvendit në funksion të qytetarëve, për të siguruar pjesëmarrjen dhe angazhimin.
  • Puna e deputetit në zonat elektorale (Java e Gjelbër).
  • Nismat ligjore, peticionet dhe seancat dëgjimore.
  • Programet edukuese për t`u njohur me rolin e Kuvendit dhe procesin parlamentar.

Keni një pyetje tjetër?

Na kontaktoni

Regjistrohuni për newsletter